Photography
Official Obituary of

Paskal Rista

July 23, 1949 ~ December 21, 2021 (age 72) 72 Years Old
Obituary Image

Paskal Rista Obituary

Paskal Rista, lindi ne Qenas, Fier me 23 korrik 1949 nenes Dhoksi dhe babit Naun. Paskali u rrit ne Fier bashke me nenen, vellezerit dhe motrat e veta pasi humbi babane ne moshe te vogel.

 

Pasi mbaroi Liceun Artistik, Tirane, Paskali vijoi me studimet ne Institutin e Larte te Arteve.  Ne vitin 1975, u emerua Shef Muzike ne Pallatin e Kultures, Patos, dhe me pas ne 1984 u emerua si Drejtor ne Shtepine e Kultures, Grecalli, Fier.

 

Paskali ishte i dashuruar me muziken gjithe jeten e vet. Si femije, gdhendte cifteli qe i luante me shume deshire, e me vone gjate karrieres se vete muzikore, mesoi te luante klarineten, saksofonin, firzamoniken, pianon .

 

Gjate punes se vet si Shef Muzike ne Patos, Fier, Paskali punoi ngushte me z. Dhimiter Curri dhe z. Zhani Ciko dhe si Drejtor i Pallatit te Kultures ne Grecalli, Paskali bashkepunoi dhe organizoi shfaqe te panumerta me emra te njohur te muzikes se lehte dhe popullore shqiptare si Erik Hoxha dhe Bruna Sota, Irma and Eranda Libohova, Parashqevi Simaku, Kozma Dushi, Eli Fara, Anita Bitra, Bujar Qamili. Paskali e shnderroi Shtepine e Kultures Grecalli ne qender  te artit ne Fier.  

 

Pervec aftesive te spikatura organizative dhe artistike, Paskali ishte nje klarinetist popullor dhe saksofonist i talentuar. Paskali krijoi orkestren e vet popullore dhe muzikes se lehte dhe performoi ne gezimet, festat dhe dasmat e familjareve, miqve dhe shume familjeve ne rrethin e Fierit e me gjere.

Paskali beri nje jete te mbushur me tinguj dhe nuk hoqi dore asnjehere nga muzika. Edhe gjate viteve te fundit te jetes se vet, Paskali vazhdoi te luante ne piano dhe klarinet kenget e rinise se vet dhe te krijonte ne kete menyre me zerin dhe instrumentat e vet nje fonoteke te vogel private.  Paskali ua transmetoi dashurine e vet per muziken edhe pese mbesave te veta, te cilat i shoqeronte me piano gjate festave familjare.  

 

Paskali u martua ne moshen 25 vjec me dashurine e madhe te jetes se vet Habiben dhe u be me dy femije, Eltonin dhe Eneiden. Ne moshen 57 vjecare, Paskali u be gjysh per here te pare dhe momentet qe shpenzoi me pese mbesat e tij, Eliana, Ema, Mia, Serena dhe Vivien e mbushen me gezim te pamate deri ne momentet e fundit. Ndonese larg vendlindjes, vitet e fundit, Paskali jetoi I lumtur prane ngrohtesise se familjes se vet, tanime me ne fund te bashkuar te gjithe ne Amerike.

 

Paskali ishte nje njeri shume vital, vizionar, karakterizuar nga pasione te medha, dashuri te madhe per familjen dhe njerezit, vullnet te vecante, kembengulje dhe vendosmeri te palekundur, ide origjinale, dhe dashuri te madhe per jeten, familjen e miqte e vet.  Pavaresisht nje diagnoze te rende me kancer, Paskali nuk u gjunjezua asnjehere dhe vazhdoi te bente nje jete plot emocione, tinguj dhe dashuri derisa nderroi jete me 21 Dhjetor 2021.

 

Paskal Rista do mbese nje burim i pashtershem frymezimi dhe force per familjen e vet! I paharruar qofte kujtimi i tij!!

 

Te duam shume e na mungon shume babi!!!

To send flowers to the family or plant a tree in memory of Paskal Rista, please visit our floral store.

Friends and family have shared their relationship to show their support.
How do you know Paskal Rista?
We are sorry for your loss.
Help others honor Paskal's memory.
Email
Print
Copy

Services

You can still show your support by sending flowers directly to the family, or by planting a memorial tree in the memory of Paskal Rista
SHARE OBITUARY

© 2024 Robert J. Lawler & Crosby Funeral Home. All Rights Reserved. Funeral Home website by CFS & TA | Terms of Use | Privacy Policy | Accessibility